Festimet për 100-vjetorin, Policia plan masash

redaktor

Policia e Shtetit ka publikuar masat e marra për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Duke filluar nga dita e nesërme policia e shtetit do të kalojë në Shërbim të Përforcuar. Një plan i posaçëm është hartuar për planifikimin, organizimin e vendosjen e shërbimeve të plota policore, në datën 28 Nëntor 2012, gjatë zhvillimit të Paradës Ushtarake, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në kuadër të këtyre masave nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet rrugore, sheshet, si dhe në afërsi të objekteve, ku do të zhvillohen aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

“Masa janë marrë gjithashtu në drejtim të menaxhimit të fluksit të shtuar të lëvizjes, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, duke përforcuar shërbimet e policisë në akset kryesore rrugore, në veçanti në akset Morinë ?Tiranë ?Vlorë; Qafë Thanë ?Tiranë ?Vlorë dhe Kakavijë ?Tiranë ? Vlorë, si dhe duke shtuar prezencën e patrullave të policisë rrugore në këto akse.Po ashtu nga Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve nëpërmjet strukturave në varësi janë planifikuar e marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin dhe eskortimin e Personaliteteve të Larta të Shtetit, Trupit Diplomatik dhe Delegacioneve të Huaja, që do të marrin pjesë në aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si dhe të grupeve të mjeteve autokolonë që do të qarkullojnë nga qytete të ndryshme të vendit në drejtim të qytetit të Tiranës dhe të Vlorës”, bëri të ditur Tefik Sulejmani, zëdhënësi i policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *