Festivali i ngjitjes në shkëmbinj

redaktor

Gjatë këtyre ditëve keni dëgjuar shumë fjalën festival, për shkak të disa aktiviteteve kulturore me këtë emër, por ne do ju tregojmë për një tjetër, i cili ka në brendësi këtë fjalë, por nuk është aspak i ngjashëm me to. Po flasim për festivalin e ngjitjes në shkëmbinj. Ky aktivitet organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe është duke mbledhur pas vetës të pasionuarit pas ngjitjeve.

Një revistë e njohur në Shtetet e Bashkuara (rockandice magazine) e cila shkruan për natyrën dhe ngjitjet, i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme këtij aktiviteti në vendon tonë. Në brendësi të saj, shoqëruar me një galeri fotosh, ajo shkruan: “Në juglindje të Europës shtrihet Shqipëria e egër dhe e paeksploruar. Pas rënies së komunizmit, më 1991, vendasit filluan të bashkëpunonim me alpinistët nga e gjithë bota për të zbuluar pasuritë që Alpet e Shqipërisë ofrojnë. Shumë shpejtë ata zbuluan shkëmbinjtë e lartë gëlqeror të shpërndare në të gjithë vendin. Nga shkëmbinjtë në këmbët e Kalasë së Petrelës (150 metër lartësi) deri tek ata pranë detit, Shqipëria ka disa nga vendet më të bukura dhe ende të pazbuluara në botë për zhvillimin e alpinizmit. Këtë verë, në datat 12 deri në 14 qershor, zhvillohet festivali i parë i ngjitjes në shkëmbinj në Shqipëri në Plazhin e Gjipesë. Ky plazh piktoresk ndodhet në kanionin e bukur të Gjipesë. Festivali përfshin tre ditë alpinizëm, ecje mbi litar, si dhe dy netë festë me DJ shqiptar. Për ata që janë të interesuar për të parë më shumë nga alpinizmi në këtë vend duhet të mos humbasin Bovillën dhe Brarin, dy kanione afër kryeqytetit ku do të shkohet gjatë javës në vijim”.- thuhet në përshkrimin e shkurtër të revistës.

AlbanianClimbing11Palestra si bazë për stërvitje

Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti kërkuam palestrën ku praktikohen dhe stërviten ata që duan të ushtrojnë këtë sport në natyrë. Nuk ka lagje të mëdha në kryeqytet që nuk ka një palestër dhe ofrojnë brenda pothuajse të njëjtat shërbime për të mbajtur trupin në formë. Por këtë herë do t’ju tregojmë që në Tiranë ekziston një tjetër palestër jo e zakonshme, por shumë e frekuentuar. Në fillim edhe ne patëm pak të vështirë për ta gjetur.

Na thonë në rrugën “Ali Visha”, afër rrugës së Elbasanit, me aq shumë ndërtesa e pallate në atë zonë, dorëzohemi. Na vjen në ndihmë drejtuesi dhe menaxheri i saj, i cili vjen e na merr në hyrje të “Qytetit Studenti”. Vendi që po kërkonim gjendet në katin e parë të një pallati të ri. Është e gjitha me xhama transparentë dhe nga jashtë, duket se çfarë je duke bërë brenda. Nuk është një palestër që ka ato pajisjet që mund te keni parë në çdo vend ku jeni futur. Muret e saj janë të pjerrët dhe me gdhënja gurësh ngjitur në gjithë sipërfaqen.

Gurët janë të ngjyrave të ndryshme dhe kanë një domethënie të caktuar, tregojnë rrugët dhe vendet ku të kapesh. Muri i ngjan faqeve të një balone me pika. Dyshemeja është gjysmë metri sfungjer, që do të thotë edhe nëse rrëzohesh nga muri, do të biesh mbi një masë të butë. Aty mjafton t’i kesh këpucët e duhura dhe miqësore me këmbën si dhe taktikë e pozitivistet. Ndërsa trajneri na shpjegon palestrën, i thotë njërit prej atyre që ishin duke u ngjitur “qëndro në mur, qëndro në mur”, është e rëndësishme që AlbanianClimbing12dorën dhe këmbën t’i vendosësh njëra pas tjetrës. Në lidhje me organizimin e festivalit, Elioni, por edhe ata që e kanë mbështetur në këtë iniciativë, po ndjejnë çdo ditë e më shumë rritje kërkesash. Ata që e preferojnë më shumë janë të huajit, por nuk mbeten pas edhe shqiptarët. Në këtë festival mund të shkoj kushdo, mjafton të ketë një çadër dhe pajisjet e duhura për të fjetur jashtë. Shkallë e vështirësisë do t’i përfshijë të gjithë, si ata që janë familjar më këtë sport, por edhe ata që nuk e kanë provuar ndonjëherë të ngjiten në një shkëmb. Ky është rasti, për të përjetuar për herë të parë, ndjesinë që të jep ngjitja. Është një aktivitet gjithëpërfshirës, mund ta marrin pjesë, djemë, vajza, por pse jo, edhe fëmijë, nëse janë nën kujdesin e prindërve. Por nëse doni të shkoni të jeni pesë e këtij aktiviteti duhet të regjistroheni.

Të mos e zëvendësosh natyrën me asnjë zyrë në botë!

Elion Çikopano është ai që e ka parë këtë palestër qysh prej fillimit duke u ndërtuar dhe duke marrë jetën dhe gjallërinë që ka sot. Elioni vetë është jurist në profesion. Ka përfunduar studimet e larta për drejtësi, por duket se veten e ka gjetur më shumë të kacavjerrja sesa te ligjet. Kur e pyesim se si ka mundësi që ka braktisur profesionin për një pasion të tillë, ai nis e tregon një histori, që e ka përgjigjen brenda edhe për pyetjen tonë: “Po e diskutoja këtë me një mikun tim francez, që iu bashkua një ditë grupit tonë për ngjitje. Teksa isha në majën e një mali, ai me pyeti: ti je një jurist që tani mund të ishe duke punuar në një zyrë, e mendon ta braktisësh ndonjëherë këtë punë, për të bërë atë për të cilën ke studiuar? I thash: a zëvendësohet zyra më këtë pamje dhe kënaqësi që të jep natyra? Të dy buzëqeshëm duke pranuar që natyra është zyra më e bukur në botë, por unë tashmë nuk mund të bëj dot pa udhëtimet dhe lëvizjet ne male e shkëmbinj”- tregon Elioni. Në fillim e ka nisur si një pasionant i ecjeve në natyrë dhe tani është ai që i merr të tjerët jo vetëm për ecje në mal, po edhe për kacavjerrje Bovillaaty ku të ofrohet mundësia. 28-vjeçari ka më shumë se dy vite muaj që merret më këtë qoshk të lagjes “Ali Visha” dhe ia ka dalë. Ka hequr dorë përkohësisht nga profesioni për të cilin ka kryer studimet dhe e kalon kohën i lidhur me litarë në palestrën ku punon.

Këtu nuk dëgjon fjalë shqip. Klientët që ngjiten mureve janë më shumë të huaj që punojnë dhe jetojnë në Tiranë. “Të huajt e kanë shumë më të thjeshtë se e njohin si sport dhe nuk është se duan ndonjë prezantim shumë të madh. Ata kanë qëllime për të arritur, ndërkohë shqiptarët vijnë, e provojnë dhe disa rikthehen sërish duke fituar një pasion më shumë. ”

Më shumë climbing në të ardhmen?

Rock Tirana Climbing Gym është një vend ku ti bën stërvitje dhe përgatitesh për ngjitje në shkëmbinj. Por këtë vend mund ta përdorësh edhe si palestër normale. Elioni na shpjegon se gjatë stërvitjes aty vihen në punë të gjitha pjesët e trupit pa pasur nevojë që të bësh ushtrime të veçanta.

Vizitorët e saj janë si fëmijët edhe të rriturit. Climbing, po bëhet një nga sportet më të preferuara alternative. Madje edhe Lojërat Olimpike të 2024 do ta kenë në program. Janë kryesisht fëmijët e të huajve dhe këta vetë që punojnë këtu. “Njerëz të punësuar në organizata dhe institucione të ndryshme Bovilla 2dhe që gjatë ditës bëjnë një jetë jo fort aktive.” Ndërsa për klientët shqiptarë, Elioni tregon se “shumica vijnë e provojnë dhe më pas duan shumë kohë që të rikthehen. Ka të tjerë që e kanë marrë si sport që kanë pasion ngjitjet dhe kjo palestër është duhura për ta”. Për ata që duan ta praktikojnë ka alternativa. “Vendet ku mund të shkohet dhe që shihen si më të përshtatshme janë të përcaktuara”, thotë Elioni: Bovilla, që është afër Tiranës, Brari, mali i Arapit, Gjipeja. Janë pika ku mund të marrësh pajisjet e tua, të vendosësh litarin dhe të ushtrosh këtë lloj sporti.

Edhe ushtrime në terren

Të gjitha ato që mësohen në palestër, ushtrohen kur dilet në terren. Kur e pyesin Elionin nëse ka ndonjë taktikë ai tregon se si fillim duhet të kujdesesh për masat e sigurisë. Forcën duhet ta lëshosh te këmbët dhe nuk duhet ta mbash te duart se po e mbajte te duart lodhesh, pasi duart qëndrojnë lart dhe mpihen në momentin që ngjitesh. “Duhet të jesh më i lirë. Nëse rrëshqet nuk duhet të kthehesh me shpinë nga shkëmbi se mund të biesh me kokë. Duhet të jesh sa më i qetë. Duhet të ruash gjakftohtësinë.” Këto janë këshilla që u jepen të gjithëve që merren më këtë sport.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *