Festivali ndërkombëtar i Letërsisë

Ornela

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Poeteka” përkujton këtë radhë 100-vjetorin e lëvizjes artistike “Dada”, të nisur në Zyrich të Zvicrës në “Cabaret Voltaire”, si kundërpërgjigje ndaj Luftës së Parë Botërore.

Çelja e tij përkon në sheshin “Bukuresht” pasditen e së hënës, me 65-vjetorin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike, prej nga nisi terrori ndaj intelektualëve të Tiranës, e do të vijojë deri të premten, me të ftuar të shumtë dhe performanca që bashkojnë artin me këdo.

Pas 100 vitesh, këta artistë duan që të gjejnë mënyrat e tyre të kundërpërgjigjes ndaj problemeve që ka sot Europa.

Me një program të zgjeruar që përfshin një sërë aktivitetesh, kryesisht në instalacionin “Reja” dhe sallat teatrore, me muzikë, lexime, biseda dhe performanca, Tirana në 5 ditë i fton të gjithë të nxjerrin në pah shpirtin e tyre “dadaist”.

Share This Article
1 Comment
  • Eshte me ai pordhaci,Leka,pronar i ketij grupimi?Letersia nuk ka nevoje per klane.Ne letersi mbijeton ai qe lexohet.Qeverite nuk kane pse te detyrojne bizneset te financojne shoqeri shtirraqesh,qe fryhen si gjeli maje plehut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *