Në mbarë vendin sot kremtohet festa e mësuesit, që përkon me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë në 7 mars 1887.
Pandeli Sotiri ishte mësues dhe drejtor i parë i këtij institucioni. Kjo ngjarje është e shënuar për popullin shqiptar, pasi deri në çeljen e kësaj shkolle mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehtas nëpër shtëpi për shkak të pushtuesit osman.
Dhe që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme historike dhe kulturore, por edhe për të vlerësuar kontributin e mësuesit në shoqërinë shqiptare.
Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.
Sot 7 Marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.
Këtë vit festimet masive janë ndaluar pêr shkak të pandemisë së koronavirusit.
n.s/ dita
Gezuar 7 Marsin Festen e Mesuesit
https://youtu.be/nSCpq7Q-d8o
Kjofte i paharruar 7 marsi i vitit 1887, festës së Mësonjtores së parë shqipe te hapur nga Pandeli Sotiri NE KORCE, POR JO E PARA NE TROJET SHQIPTARE.
Ne Trojet shiptare jane hape nga kleri katolik shqiptar shkolla ku mesohej shqipja qyshe para vitit 1638. Bile ka te dhane qe shkolla e pare ku mesohej Gjuha shqipe ne vitin 1258 ne zonat Veriore ku vepronte Kleri Katolik Shqiptar.
Ndersa saktësisht dhjet vite ma heret dtes 7 mars 1887, pra me daten 17 Tetor 1877 u themelue në Shkoder nga Etrit Jezuit, Kolegji apo Instituti i parë shkollor laik me kulturë të pergjithëshme dhe europiane i quejtun “Kolegji Saverian”, i cili në vijim u ba gjimnazi i parë në mbar trojet shqiptare i njohtun dhe i vlersuem nga të gjitha universitetet europiane.
Në këtë gjimnaz gjatë 50 viteve te para nga 1877 deri ne vitin 1928 kan studju 150 nxanës shqiptar musliman dhe 74 nxanës shqiptar ortodoks. Pra kjo gja verteton se gjimnazi i jezuitve ishte nji gjimnaz laik dhe patriotik. Ky gjimnaz asht njofte nga te gjitha universitetet europiane, dmth kush mbaronte kete gjimnaz, mund te rregjistrohej menjihre ne çdo universitet europian.
Ketu jepet lista e 150 nxansve musliman dhe 74 nxansve ortodoks nga trojet shqiptare qe kan ndjeke kete shkolle gjate 50 vjetorit te pare 1877-1928 (simbas librit te shtypun me rastin e 50 vjetroit te pare te kesaj shkolle, sepse ne vitin 1945 komunistat e prishen kete shkolle me gjithe laboratoret dhe biblioteken e saje)
https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/06/09/pse-festa-e-mesuesit-nuk-asht-dita-e-7-marsit-por-asht-dita-e-17-tetorit-e-shkolles-se-jezuitve/
“mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehtas nëpër shtëpi per shkak te pushtimit osman”
Eee…… Mesohej me komputer online neper shpija
Po kishen Greke pse s’e permend, grenxa DITA e cila paguhet me fonde te min jashtme greke. Pse?
me keto revizionime dhe shplarje te historise si me siper ja helmuat trurin femijeve, ju qifsha robt ku i keni. I harruat sakrificat e gjysherve e stergjysherve gjakun e pamate te derdhur lufterat gjithnje me lufte cdo gje. Asnjere kurre drejtesi per ne nga bota. Fqinje te eger te pangopur ndaj Shqiptareve.
rilindja e turperoi e tradhtoi emrin e RILINDASVE, ATDHETAREVE PATRIOTEVE qe u vrane per nje shkronje shqipe.
Ne ate kohe mezi kish nje njeri te lecitur ne mbare krahinen, i cili edhe nese mundi te mesonte 5-6 kalamaj gjente thiken dhe helmin nga sulltanati, si dhe kisha greke.
Ku jane emrat e RILINDASVE PATRIOTEVE ATDHETAREVE te gjuhes ne kete dite te tyre, ku?
NAUM. VEQILHARXHI
PAPA KRISTO NEGOVANI
PANDELI SOTIRI
MIHAL GRAMENO
NAIM E SAMI FRASHERI
…
Shoqerite e shqiptareve DRITA, DITURIA, CONARE,
vazhdoni ju te tjeret
Patriarkana greke gjarperi i Ballkanit sot e kesaj dite rron dhe mban gjalle gjithe synimet antishqiptare te mesjetes.