Besimtarët myslimanë bektashinjë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Festa shënon fillimin e vitit të ri sipas bektashizmit dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.
Në Shqipëri, Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në 1996.
Në vendin tonë sekti i bektashinjëve është i vendosur kryesisht në jug të vendit dhe ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë e në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.
Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.
Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai lindi në Anadoll në shekullin e XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu.
Në Shqipëri Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh ushtarake si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.
Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.
Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët spikatën veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.
Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur.
Në vitin 1924 selia botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. Bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit.
n.s. / dita
Sikur te ishim tolerant në politik, ashtu sic jemi në besimet fetare, ne shqiptaret sot do ishim Zvicra e Ballkanit
Pse sju ha mortja, jeni bere me sulltanet e like floririt sot ne shek. e 21. As turku nuk merret më me sulltane. Sulltan saliu ka 32 vjet qe ju ka hedhur trute e gomarit.
Sulltan Saliu bashke me sulltan Edvinin.
Tempulli i ekspozuar ne foto, sipas gjasave, stilit, i perket nje kishe bizantine, e cila ashtu sic ndodhi rendom pas pushtimit osman u tjetersuan ne tempuj te besimit musliman.
Po ti mo profesor
Nuk e sheh foton e baba Aliut ne krye, nga e gjete kishen bizantine aty
Jimi nuk eshte shume e gabuar qe ndertesa mund te jete kishe buzantine. Vete bektashizmi me fotot dhe dhe dhe alkooholin qe lejon te konsumojne besimtaret ngjan si ortoosi e islamizuar.