Festojnë përvjetorin e 79 të martesës dhe zbulojnë “sekretin”…(FOTO)

Elena Tase

Curtis Peters, 100 vjeç dhe gruaja e tij Virginia, 103 vjeç, kanë festuar këtë të shtunë përvjetorin e tyre të 79 të martesës dhe kanë zbuluar “sekretin” e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre.

“Çokollatat ‘Hershey’ është sekreti i dashurisë së tyre të përjetshme. Babai ndan gjithçka me nënën”, ka treguar vajza e tyre Susan Peters Cathoir.

Ajo tha se prindërit e saj u takuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa u martuan në vitin 1940. Nga martesa, ata kanë 5 fëmijë, më i madhi 77 vjeç, e i vogli 65 vjeç.

Aktualisht, çifti jeton në një azil pleqsh në Geneseo, Illinois dhe Susan mund t’i vizitoja ata rregullisht, ndërsa duhet të kujdeset që çokollat ‘Hershey’ të mos mungojnë.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Rast interesant…Por njohja gjate LDB dhe maretesa ne vitin 1940, sikur nuk ka sens, mbasi ne ket vit lufta nuk kishte filluar tamam, sidomos ne SHBA!! Nejse, te kene jete dhe te hane sa me shum çekollata!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *