Feston 78-vjetorin, Veliaj uron Luljeta Bozon: Je shembulli i profesionalizmit, të vërtetës dhe paanshmërisë

Edlira Shehu

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo konsiderohet për shumë prej nesh edhe si heroina jonë, pasi falë qetësisë dhe profesionalizmit të saj, sensibilizoi shqiptarët për rreziqet prej tërmetit dhe për rëndësinë e ndërtesave të sigurta.

Sot teksa feston 78-vjetorin e lindjes, krahas urimeve të shumta të rrethit familjar, ka marrë një urim të veçantë edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Gëzuar ditëlindjen Luljeta jonë e mençur! Je shembulli më i mirë se Tiranës i duhet profesionalizmi, mençuria, faktet, e vërteta dhe paanshmëria. Të duam shumë shumë shumë”, shkruan Veliaj teksa e ka shoqëruar dhe me tre emoji në formë zemre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *