“Feston” ditëlindjen në dhomën e saj, moderatorja e njohur preket nga COVID-19

time

Arjola Shehu, moderatorja e njohur, sot feston ditëlindjen e saj ndryshe nga herët e tjera pasi ajo është e izoluar në dhomën e saj për shkak të CVID-19.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku ka zbuluar se është infektuar dhe se i duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj e mbyllur e rrjedhimisht duke mos e festuar ditëlindjen këtë herë.

Arjola ka treguar se shenjat e COVID-19 dhe gjithashtu thotë se kjo kohë e ka ndihmuar të kuptojë se cilët janë personat më të afërt dhe të rëndësishëm të cilëve i është mirënjohëse për çdo frymëmarrje.

Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime  por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri!  Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan moderatorja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *