Festonin mbrëmjen e maturës, aksidentohen dy të rinj në Bulqizë

Bora Basholli

Një aksident me dy të rinj të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Vocit.

Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidentuarit ishin maturantë, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, teksa udhëtonin me makinë tip Benz me targa AA 046 VP.

Sipas policisë lokale shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit, fillimisht të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *