Mungesa e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’Hem Beut, ku ishte i ftuar edhe Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan, u kthye në temë debati në politikën shqiptare
Aludimet në media thanë se drejtues të KMSH-së, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën FETO dhe kanë trazuar ambientin e KMSH-së, pavarësisht qetësisë me të cilën ky institucion u është përgjigjur interesit të shtuar medias.
Gazeta “Panorama” kontaktoi me përfaqësues të KMSHsë, të cilët hodhën poshtë këto aludime. Të pyetur se përse nuk ishin në ceremoninë e inaugurimit të një xhamie nën varësi të saj, KMSH-ja e argumenton se ky institucion nuk ka pasur një ftesë nga organizatorët e këtij eventi.
“Nuk ka asgjë për t’u aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Nuk kemi qenë të pranishëm pasi nuk kishim një ftesë zyrtare nga organizatorët e eventit”, thotë KMSH-ja në përgjigjen e saj për gazetën “Panorama”.
Të pyetur nëse kanë një reagim në lidhje me akuzat për lidhje me Gulenin, KMSH-ja përgjigjet prerazi duke sqaruar se: “Nuk kemi lidhje me FETO-n. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar”.
Burime të gazetës “Panorama” kanë konfirmuar se dje gjatë mesditës krerët e KMSH-së kanë zhvilluar takime me drejtues të disa xhamive të Tiranës dhe drejtues të disa myftinjve të rretheve kryesore.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se temë e këtyre takimeve të zhvilluara në institucionin drejtues të myslimanëve shqiptarë ka qenë pikërisht mbajtja apo jo e një qëndrimi zyrtar mbi deklaratat e Presidentit turk në Kuvend.
Të pyetur nëse do të ketë një qëndrim zyrtar për këtë çështje, KMSH-ja përgjigjet prerazi duke thënë se: “Jo! Nuk kemi asnjë qëndrim momentalisht. Nuk e shohim të arsyeshme për momentin”.
Një ditë më parë, Presidenti Turk deklaroi në kuvend se: “Fatkeqësisht anëtarët e organizatës terroriste FETO edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në Turqi, vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në fushën e arsimit, të shëndetësisë, në institucionet fetare, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, i kërkoi Shqipërisë të largojë përfaqësuesit e FETO-s, nëse do që të mbajë marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë. Në fjalën e tij në Kuvend, Erdogan foli qartë kur tha se kjo çështje duhet të jetë zgjidhur “në formë të prerë” deri në vizitën e tij të ardhshme në vendin tonë duke i kërkuar qeverisë shqiptarë të ndërhyjë në këtë zgjidhjen e saj.
“Lufta kundër organizatës terroriste FETO, e cila tentoi një grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi Parlamentin dhe Kuvendin e Republikës së Turqisë, si dhe masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona, së cilës i kushtojmë vëmendje të veçantë.
Fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendin tonë vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në fushën e arsimit, të shëndetësisë, në institucionet fetare, si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.
Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur. Por, çështjen e FETO-s ne e shohim si parakusht vëllazërie, miqësie dhe partneriteti tonë strategjik që shprehim sinqerisht të vërtetën. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër strukturës së FETO-s në vend dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme që do të zhvilloj në Shqipëri të ketë marrë formë të prerë”, tha Erdogan.
Sipas Presidentit turk, “Ashtu si në Turqi, edhe këtu institucionet dhe qarqet e lidhura me FETO-n kanë axhenda të fshehura, ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta. Dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë. E njëjtë si Turqia, e njëjtë si shumë vende të tjera të botës. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, tradhtare, tinëzare, që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj.
a.m/dita

Shqipetaret jane Osmanllinj, jo gjakprishur
Te imagjinosh o Arben Dylberi sesa selxhuke jane prishur ne haremin ku kane punuar te parat e tua brez pas brezi, ti na del i aferm me Feton, Erdoqenin, Asadin, Gedafin, e gjithe sojin e sorollopin qe ajo rrace fatkeqesisht ka mbjelle ne ato ane, je nje prej tyre, Shqiptar jo e jo, osmanlli, po e po, por je aq rrace e bastarduar sa nuk ta gjejme dot anen!
Feto ka qene parti politike dhe rrezik per te marre pushtetin ne Turqi,ndaj diktatori Erdogan e sulmon ate nuk dime si do veproi qeveria shqipetare do ti arrestoi keta njeres te partise kundeshtare apo do mbroi te drejtat e njerzzn
feto = cia = skllavërim për popujt
Çfarë i duhet Shqipërisë të ngatërohet me çështje politike dhe fetare turke në Shqipëri?! Kësaj i thonë « duke mos patur pula të bësh ish »! Feto apo sterfeto, nuk duhet të trazojnë jetën e shqiptarëve! Cilido turk që ka biznes në Shqipëri duhet të zbatojë ligjet shqiptare. Në se ka terrorista, Turqia të dërgojë faktet dhe ekstradohet për në Turqi, përndryshe Shqipèrisë nuk i intereson që të bëjë hetime të saj, sepse nuk është vasale e Turqisë. Nuk e kuptoj qëndrimin oportunist që i bëhet kësaj çështjeje, duke e lënë « as mish as peshk ». Ne nuk kemi punë me problemin turk!
ERDO PO TI PERSE NUKE NJEH MINORITETIN SHQIPTAR NE TURQI
DUHET RECIPROCITET I NDERUAR
Myftiu i Shkodrës MuhamedSytari ka thene per GYLEN:
Imam Sytari praises Gulen as a global thinker
“Gylen është mendimtar global, i vlerësuar nga të gjithë. Ajo çfarë ai ka arrit të ndërtojë deri në ditët e sotme, është diçka që shumë të tjerë nuk e kanë bërë, duke rrit dhe përqëndruar vëmendjen e njerëzve, në veçanti të të rinjve në besim, dije dhe të jenë qytetare të mirë të vendit të tyre, pra për të qenë një mysliman konstruktiv në vendin e tij. Dhe fryma ose filozofia e tij drejt frymës së bashkëjetesës ndërfetare dhe mendimet e tij drejt rritjes së këtij procesi në nivel global, mendoj se i kanë sjell të mira njerëzimit dhe botës islame. Gjithandej në botë, në nivel dijetarësh, emri i Muhammed Fethullah Gylen është një emër i nderuar, i një akademiku, dijetari dhe shkollari të mirë, i cili nëpërmjet librave dhe thirrjes së tij ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë thirrjen e pastër dhe të përzemërt të liderit të tij shpirtëror, Bediuzamanit Said Nursi, një prej mendimtarëve dhe njerëzve të mëdhenjë të botës islame në shekullin e kaluar”, ka deklaruar myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari në intervistën dhënë analistit Janusz Bugajski në Albanian Screen.
http://hizmetnews.com/14090/imam-sytari-praises-gulen-global-thinker/#.X_nZH-hKhpx
Erdogan = Feto ! Filmat e Erdoganit nuk i ha kush! Feto tregon prralla me Allah, Erdogani tregon prralla me Allah dhe me sulltaner! Shqiperia s’ka nevoje as per FETO e as per Erdogan! Shq. ka nevoje per partneritet reciprok me Turqine dhe asgje me shume! Problemet e Turqise me kurdet dhe filmat e Erdoganit me Fetaxhinjt le ti zgjidhin atje ne Turqi! E vetmja cfare ne i japim nga Shqiperia eshte vetem i gjati, po ta duan te gjatin, le ta marrin e ta tredhin!
Coup attempt in 2016 was Erdoğan’s Reichstag fire
https://hizmetnews.com/24469/coup-attempt-in-2016-was-erdogans-reichstag-fire/#.YelZa_7MJpw
==============================
Erdogan possessed by Pharaoh, Herod, Hitler spirits?
https://hizmetnews.com/25566/erdogan-possessed-by-pharaoh-herod-hitler-spirits/#.Yelakf7MJpw
O Erdogan , shqipetaret kane qene para pushtimit tuaj atoman te gjithe krishtere , por ju i konvertuar pjesen e madhe ne myslimane , sidomos njerezit e lekunder pa taban . Mos haro o Erdogan , ne Turqi ke milionera shqiptare qe banojne atje , dhe ju po te jeni burre , hapni shkolla shqiptare ,dhe na lere me gjithe fe ne Shqiptareve , se nuk ja kemi ngene . Nuk kemi nevoje per minarete e tua ,ne jemi nje vend Europian .