I njihni këta dy çunat? :)

anazapta

Blendi Fevziu dhe Beni Blushi kanë një njohje të hershme. Ata kanë studiuar për të njëjtën degë e në të njëjtën vit, për gjuhë dhe letërsi. Madje libri i tyre i parë ka qenë i përbashkët. Sa bukur, sa bukur! Dhe Blushi ishte i ftuar të hënën në emisionin “Opinion” të Fevzos për të folur për librin e tij të fundit, me hënë. Nuk është astronomi mos u trembni. Ashtu është muhabeti, është si tip metafore.

Gjatë kohës së bisedës në studio, një shikues i ka dërguar Fevziut një foto krahasuese. “Një foto që ma çuan dje në inbox! Ben Blushi dhe unë, në shkurt 1991 dhe në prill 2014!”, shkruan drejtuesi i emisionit “Opinion” në Facebook. Eeeh, shoqnia e vjetër nuk harrohet. Dhe shifni sa kanë ndryshuar çunat. Si të pangrënë te fotoja e parë, po ama shifni foton e dytë: Si pëllumba plot shëndet:)

Marrë nga Facebook Spy, çdo fundjavë në DITA

Share This Article
15 Comments
  • KETO MENDOJNE SE KY POPULL ESHTE BUDALLA , SA BUDALLENJ QE JANE . JO ORE JO KY POPULL JU A KA LEXUAR LETRAT NE XHEP PA I NXJERR ATO NGA XHEPI POR ESHTE FATI I TIJ QE KA NGELE TE DREJTOHET NGA KETO HORRA, POR MJERE KETO KUR TE NXEHET POPULLI SI ME 23 QERSHOR KUR SHPORRI HORRDHIT HAJDUTE E SHERBETORET E ARMIQEVE TONE TE PERJETSHEM NDAJ RILINDJES KOMBETARE I DEL DETYRA QE ATO HEDH NE HUMENEREN E HISTORISE PER TE MOS U RIKTHYER KURRE NE PUSHTET

  • Është një foto në grevën e urisë së studentëve, ku që të dy ishin me cilësinë e korrespondentëve të RD-së, që asokohe ishte 2-3-muajshe. Mjafton të shohësh faktin që i kanë xhupat në trup, ndryshe nga studentët grevistë që i kanë të varura në mur e në shpina karrigesh, e merr vesh që nuk janë pjesëtarë të grevës…

    • Pellazgu,

      xhupat e varur ishin shume luks, se shume prej nesh i perdornim si batanije ose si jastek.

      • @info analitike

        në komentin tim kam parasysh faktin që foto është bërë ditën, pasi gojët e liga thonë që natën këta të dy shkonin në shtëpi, sepse kishin “shumë punë” me gazetën…

  • Ja tek dolen edhe me foto,dmth me dokument,qe jane pjese e “Katovices”.
    E them per ata qe se dine;une nuk kam asnje dyshim qe keta jane dhe do te qendrojne bashke,,,,,me synimin e vetem per te gjellitur dhe shkerdhyer Shqiperine.
    Eshte i vetmi zanat qe kane,si gjakprishur te felliqur qe jane ne ADN-ne e tyre.

  • Jane ata qe sollen pluralizmin, dè!
    [Si lume ti popull mezi na ke!]

    Jane ata qe rrinin bashke nen diktature,
    [edhe pse Blendi ishte me biografi te keqe, kurse Beni…ecte vete!]

    Jane ata qe “I Bejne Te Gjitha”, edhe Panairet e Librave i Blejne, me Dosjet e Tyre prej Intelektualesh qe dhjamen ne shpine te atyre qe vazhdojne te mos i shikojne bashke…

    Dikur rrinin bordurave, per disidence ndaj regjimit,
    sot i gjen ekraneve, si prove se liria sherbehet edhe si roberi…

  • Eh, cunat-cunat, lajm si gjithmone. Top-lajm. Lajmi kryesor. S’ka problem, qenka dita pa lajme sot :):) Kudo ne bote ka sot figura irrelevante, te njohur e famoze, famoze per skandale e kotesira; lexuesi bombardohet me bemat e tyre. Dhe nuk ka oaz qetesi ne asnje vend, Absolutisht jo. Penetrojne kudo te fshihesh. Mbyll syte po deshe, titulli me germa te medha te del ne Petrol Station, kur hyn te paguash karburantin. Hap email, shih TV, futu ne cdo website…ato “rrjedhin ne vemendjen tone” …si pervjedhurazi, e dikur themi: Po ky, pse eshte i famshem? Nuk ka shpetim as ne media elite, qe jane serioze aq sa serioziteti shkon. The Times, “detyrohet” te beje ate qe vite me pare s’do e mendonte “Tom Cruise ndahet nga gruaja” Sigurisht ne nje cep shume te vogel, dhe se ” kerkon publiku” qofte 3-4-5 te tilla, por i ben. Mendoj, ” a ka ndonje anonim ne Shqiperi” ? Qe punon urte-e-bute, e pa shume zhurme po ben dicka. Atyre qe u duhet ta dine, e dine…dhe i shkojne per referim ne ate fushe qe mbulon.

    S’po postoj per cunat (as kunder tyre) bile me vjen mire qe Shqiperia ka celebrity,e te famshem, duket i vetmi produkt qe e kemi me Tepri. Sikur te ishte i eksportueshem dhe konvertuar ne para….eh, sa do perfitonte vendi. “Zona Jone” dhe “fshati Mediatik Tirane” i ben te gjithe Famoze. Duke harrua se ne jete reale te gjithe-njohin-te-gjithe. Shpesh me kujton Malten. Nje ishull me 0.5M banore, deri vone ka pasur nje vecori te cuditshme. Secili i jep makines me shpejtesi marramendese :):) Ne fillim te hutojne, po pate femije ne makine..dhe te frikesojne..e duhet tu hapesh rrugen. Je per qejf, kur ne pasqyre shfaqet nje makine ngjitur me ty, 5 te tjere pas tij duke i rene burise!! Tmerr. Cdo 2 km, shihje nje aksident. Pse e bejne kete? Ku po shkojne keta njerez te mire, e te nxire (nga dielli)? I gjithe ishulli fund e krye, ne piken me te gjate, nuk i kalon 20KM. Shpejtesia maksimale 70Km {ne qytet} nga ora 1-8 pasdite cdo ditare, porte e ndertese mbyllet (nga dielli) te gjithe rrine neper kafene (nga dielli) ose brenda shtepive, te gjithe jane me Pushime (nga dielli) te parakalon tjerti si demon…me nje shpejtesi spitali; e takon 7 minua me vone, ne klubin ku shkon dhe ti (nga dielli) 🙂 Hajde merri vesh! Inati im perfundonte nga brenda, “heren tjeter kur te vij do marr me qira nje Maune e do bllokoj trafikun” 🙂 Nejse…keshtu eshte ndertuar bota. ne s’jemi ndryshe, prodhojme “analiste mediatike e te famshem” me shpejtesi sketerre, qe s’perfundojne askun, si sherbejne askujt e nuk prodhojne asgje te hajrit.

    Po shtoj dy llafe, shtyre nga postuesi i nderuar Sh. e Bordurave. [nick i bukur ; ) ] fjala – INTELEKTUALE. Erdhem nga nje periudhe, ne disa aspekte qe i ngjajne “perkoresises Kamboxhiane” Jo per fajin tone. As per kritike. Ishte sic ishte. Intelektual quheshe te mbaroje shkollen e larte. Secili nga ne njeh te pakten 25 bulmeze, qe e kane mbaruar ate shkolle. Por nuk eshte as ky shkaku pse ne “nuk e kuptojme c’eshte intelektuali” S’eshte titull, nuk ja jep as vetes, as shoqeria rreth teje nuk ta hedh dot mbi shpatulla. Ne boten Shqipfolese sot mund te jene 1-2-3 Intelektuale, dhe kjo do behej e debatueshme po ti permendnim me emer; secili ka preferenca. z. B.F e z A.B. vete do fyeshin, nese do i konsideronim intelektuale. Eshte fjale e madhe, e madhe shume. TV, librat, media, e shume te tjera nuk te Bejne Intelektuale. Jo po e ilustroj me dicka te vogel, e kushtodo mund te bjere “analogun e tij ne Shqip”

    Nasim Taleb. Ka shkruar Libra? ( si Blendi, e Beni)…po, dhe eshte munduar. Dhe ka botuar disa. Thuaj ne 40-50 gjuhe. Eshte nje filozof modern, ish punonjes ne Burse, tani Profesor i Shquar i Universitetit te New Yorkut. Intervistat si ka qef – kete vit s’jep asnje. Merret me matematiken e aplikuar ne finance, keshillon FMN-ne. Me nje komande erudite te subjekteve nga matematika tek historia e antikitetit. Autori i “ Genjyer nga Rastesia, Anti-fragile e Mjellma e Zeze” bestseller nderkombetar. Me origjine Libaneze, edukuar ne Paris e Amerike ku jeton dhe sot, Taleb ka dhene disa ide qe provokojne mendimin; qe nga rreziqet, financat, matematika, filozofia, gjuhesia, mjeksia, inxhinieria, antikiteti, filozofia, literatura, Probabiliteti [bazuar ne 3 gjenerata te shkolles matematikane Ruse] rastesia e shume si keto…Nje poliglot qe flet perfekt Anglisht, Frengjisht, Arabishten Moderne e Klasike, Italisht e Spanjisht, lexon ne Greqisht e Latinisht, Aramaic dhe Hebraishten, e vjeter, si dhe scripturat Canaanite. Kam lexuar te gjithe publikimet e tij [librat, e ato shkencore ne forme studimesh] dhe besoj se jep mendime e ide shume interesante. Ta pyesesh, thote: Nuk jam Intelektual. E kosnideron veten si “mendimtar te lire” apo flaneur, si “observues i pa-anshem” i jetes/ mendimit njerezor.

    Pershendetje (dhe respekt) per cunat. Cuni 1. beri mire qe e shkruajti Lbrin 1. Dhe ai e di vete, se te shkruash per figura me permasa globale e rajonale Si Stalini, De Goli, Zhukovi apo Ajzenhauri, Xhengis Kani e E. Hoxha, duhet nje jete e tere pune; shkruaj po reference nuk behesh. Sot ne bote publikohen 1.2M libra, e 1-2 me shume/ me pak s’prishin pune. Sic e di dhe zoteria no2. qe “fakulteti Gj-L” eshte i pa-mjaftueshem te futesh atu ku behet fjale per “perandori e civilizime” 5 vjet ne Arkiva Turke e 17 vjet ne ato Shqiptare, duke lexuar Osmanishten vete (jo burime te dyta! nje nga gabimet fatale te historise-historianeve moderne!) te cojne ne nivele te tjera. Kur del ne “konkluzione kombetare, rajonale dhe universale” duhet nje Bagaz pertej nivelit te Tavolines. Pse tenton nuk kritikohet kush, mire ben qe shkruan.

    Ju lutem @ gazeta, besoj se cunat duan markim individual, jo nje artikull per dy vete 🙂 pershendes z. Sh.e. B qe me dha idene, dhe me pelqey postimi i tij. Po mundohem te perkthej “bordura” ne Anglisht, deshtova!!! 🙂 Ne momentin kur kujton se ke arritur nje kompetence relative ne nje gjuhe, te thyen fjale. Eh cuna-cuna 🙂

    • @ P.A.B.

      Po të kishe pasur mundësi edhe ti të studioje në Fakultetin Gjuhë-Letërsi, si Blushi, do kishe mësuar të paktën jo vetëm drejtshkrimin dhe sintaksën, që në kakofoninë tënde të ofruar bujarisht në formën e shkruar, paraqitet si ajo e nxënësve të klasës së 6-të (E kam fjalën vetëm për sintaksën, se drejtshkrimi…), por mbase edhe do ishe trajnuar që të rendisje njëfarësoj mendimet (që gjithsesi nuk se kanë ndonjë vlerë), duke mos mbushur këtu shkrime-çarçafë skajshëm të pakuptueshme, që ngjajnë me ato da-ci-baot të cilat enveristët i shkruanin kundër elementëve “reaksionarë” dhe “antiparti”. Ti të gajas pa masë konstatimin tënd “intelektual” se Blushi e Fevziu nuk qenkan intelektualë (veçanërisht Blushi). Mos vallë librat shkruhen pa vënë trurin në punë, sepse “intelektual” quhet ai që përdor intelektin gjatë veprimtarisë profesionale?!
      Sa për ilustrim të kësaj që them, po të bëjë me dijë se nuk mund të ketë “shkollë matematikane Ruse”, por “shkollë matematike ruse”, pasi nuk më duket se ka ndonjë shkollë që shkon të studiojë për t’u bërë matematikane. Apo mos vallë ti që je i gjithëdijshëm ke njohuri për ndonjë shkollë që shkon në shkollë. Po ashtu, nëse në klasën e parë do të kishe shkruar “analogun e tij ne Shqip”, – siç ke bërë në këtë fletërrufenë enveriste më lart, – nuk do kishte zot që të të vinte 5 me hatër, pasi nga të parat fjalë që mësohet në abetare është fjala “shqip”. Fëmijëve u thuhet se “fjala “shqip” shkruhet me germë të madhe vetëm kur është në fillim të fjalisë, ndërsa në mes e shkruhet me të vogël”.
      Ti nuk ke dështuar vetëm në përkthimin e “bordurës” në anglisht, pasi dështimi ka filluar që tek shkrimi i “anglisht” me germë të madhe. Më shuaj një kuriozitet: Si përkthen në anglisht, kur nuk di as atë fjalë që shkruhet pothuaj njësoj si në shqip: “bordure” (shqip: “bordurë”)
      A mos po të bie gjë në qafë kot, se mbase nuk ka bërë asnjë ditë shkollë?

      • I nderuar, s’po me bje fare ne qafe : ) Vertete do pergjigje? Ja nje pershendetje per ju. Ose s’ke kuptuar, ose nuk ke dashur te; qe nga Gj-L e cdo gje tjeter e ke lexuar gabim. Ngelet e drejta juaj. Ruaje kete link te besh lidhje me vone. Pergjigjen ta kam bere gati, po zgjodhe here tjeter te kalosh ne sekondare e terciare, te me korrigjosh dhe …etj-etj; do ta postoj sic e kam. Jo se kam deshire te bej muhabet me ju; aq me teper te flas ne kete Nivel, qofte ne informale te shpejte. “Korrektorin Letrar” tento ta besh ku duhet bere, me Gazeten, MEDIAT dhe Librat; jo ne postimet tona.

        Pyetjet qe mendimin ngacmojne (sic) jane keto duket se te shpetuan tek postimi im: (a) vlerat (a) kultura e te “famshmeve per hir te fames” (b) c’perfiton shoqeria nga ta (c) te dalesh ne konluzione nga Cepi (i perandorise e Islamit) duhet te shkosh ne Zemer te saj, be nje rruge te gjate te kthehesh tek cepi, e me njohuri te thella ktheje ate Cep (pastaj) epicentren e argumentit tuaj – c’mund te thoni per kete? Intelektual – d.m.th. “njohuri ne disa/shume Fusha.” lista per N-T s’ishte per estetike; lexo gjerat sic jane, jo si do ti te jene. dhe kete se kupton? d) Pse media merret me gjera pa asnje vlere ne jeten e Shqiptarit mesatar?

        Nje gjuhetar – i kam ne familje- te nivelit uber-pedantik – me ka thene, ne kohen kur rregullat i kisha thyer, pasi korrigjoja ata qe ishin 2x me te gjate me trup, e akoma s’kishan moshen ne 2 shifra, “Kur shkruan si flet eshte Vulgare; kur flet si shkruan eshte Pompoze” Ne, une dhe ti e krejt te tjeret, ketu jemi ne “Stil te lire.” Korrektimet ja leme gazetes e Shqipit standart. Shkolla-matematike /matematikore RUSE eshte Gabim…jo se thua ti – por duhet te kisha thene “3 gjeneratat e Shkolles Ruse te Propabilitetit!” Nese kjo te ndez qofte nje qelize te vetme ne tru, bujrum e flasim gjithe naten bashke. Per cdo gje tjeter, te falenderoj per pershendetjen. d.m.th. ne Shqipe te Q A R T E – ke gje per thelbin/ esencen/ mendimin; or Mik? Ne po hajde e me fol, ne Jo nuk je per mua. Me the miremengjes—ja ku e ke Mir’njes. E vazhdojme rrugen.


        p/s/ “duke me korrigjuar ke harruar” se Shqipi juaj s’eshte i nivelit pedantik [te garantoj] dhe 3x ben gabim me Percjelloren. Plus 11 gabime orto-stilistike. Mik, Gramatika eshte shkence. Klasa 6-te, per mua ka qene ne ate numer vitesh qe ti beje krraba ne Diktim [<6-te!] Me fal per mungesen e modestise! Ose mos me fal, puna juaj. Une jam nje "komentues i rendomte" POR pa asnje deshire te bej debate te ketij niveli. I nderuar Gjuha o Shkence; i Shkences ti s'je. Tani lexoi dhe thonjezat gabim, pasi asgje s'ke lexuar sic eshte shkruar. S'ke dashur, s'ke mundur (?) Pune per ty.

        Nejse, pac nje dite te mbare. :):)

  • Faleminderit, P.A.B,

    zor se mund te shtohej gje më…

    Ishte kenaqesi, mik i pa njohur,
    sado qe pikton trishtim, ne artikulime te tilla…

  • kam dhe une nje foto tek Skenderbeu ne ate kohe,doni t’ua postoj?Biles eshte relike e rralle se e kam bere me celular…

  • Nje dite te mbare 🙂 per Sh-e-B, “te fundmin Nemce” dhe Jeans. Sigurisht dhe “per cunat” se me zor i kemi. Dhe median Shqip, se na ndriti diten, dite-per-dite-per-dite.

    Takohemi tek “grida duma” dhe mbesa e z. Sali :):)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *