Fevziu flet për rikuperimin e marrëdhënieve me Ramën dhe prishjen me Berishën

anazapta

Në një intervistë për Anila Bashën e Shqiptares.com, në përgjigje të pyetjes se si “u rivendosën lidhjet e humbura mes Klanit, më saktë Opinionit të Klanit, dhe Edi Ramës”, Fevziu thotë se njeriu që e ka bërë të mundur këtë gjë është gazetari kosovar Baton Haxhiu. Nuk i jep një rol ekskluziv, por thotë se “ka luajtur një rol edhe Baton Haxhiu”. Dhe në këtë pikë shton diçka, që nuk e kishim dëgjuar më parë. “Sipas të dhënave të mija, [Baton Haxhiu] ka ndikuar në moderimin e përgjithshëm të Ramës”, thotë ai, por pa saktësuar nëse me moderim të Ramës ka parasysh “ulje të toneve dhe latim të mesazheve politike të kreut të socialistëve në komunikimin me publikun”, apo ka parasysh “që Haxhiu ka moderuar Ramën siç Fevziu e Co. moderojnë programet e tyre ‘talk show'”.
Gjatë intervistës lihet të kuptohet se ai i ka rekuperuar plotësisht marrëdhëniet me Ramën, dhe thuhet qatë se e ka humbur për fare raportin me Berishën; për këtë të fundit mendon, megjithatë, se “është politikani më i talentuar i këtyre 23 viteve”, dhe se “miqësia e të dyve ka qenë një privilegj për Fevziun”. / Respublica

Share This Article
13 Comments
  • Fevziu me disa analist te kallepit tetij kthehen telepine cfardolloj kepuce mjafton te ju vij pak era.Per fat te keq jane te shumte ky grup kamaleonesh.

    • Po kur pranohen nga të gjitha palet, natyrisht qe kameleonet do te mbijetojne! Perse të mos e luaj lojen ai kur Edi Rama e pranon? Si ka thene populli inë i mençur: Politika eshte KU_VE ! me nje fjale dridhe me te gjithë!

  • degjo rama nese ti do arish qe te futesh ne kete kope ujqerish me keta njeres pa gjak me keta njeres qe nuk kane dinjitet njeres qe nuk njohin gje tjeter pervec perversitetit dhe parase,,, ti do ta diskreditosh veten tende dhe shqipetareve do tu hedhesh shamine e zeze mos e bej kete se do te marin njerezit me gure pak televizione ke ti qe e kane bere gojen corape per ty mos haro televizionin e shqiptareve ivetem i tij top chanel mos na i bej kete te lutem se na fyen te gjitheve ai gazetar eshte i rezikshem ai kur shiti berishen ty nuk e ka per gje fare laaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarg nga klani ne do te kesh nder te lutemi mos na ibej kete te luuuuuuuuuuuuuuuuuuuuutemi

  • Gazetaret pa shtylle kurizore , qe e shihin profesionin me te nderuar ate te gazetarit si nje mjet perfitimi nga pushtetmbajtesit jane me kile ne Tirane, nuk ka nevoje t’i kerkosh te vijne vet lire fare , po ne fakt ata i bejne dem si shtetit ashtu edhe opinionit…

  • Jane modelet me te ndyra te pa-dinjitetit njerezor…

    Jane te pashmangshem, per shkak te mungeses se parimeve dhe te moralit tek politikanet qe behen me pushtet, qe pastaj e humbasin pushtetin dhe askush nuk ndeshkohet.

    Ndoqa biseden e Dashamir Shehit me Ylli Rakipin tek Babaramo…dhe e pashe sa ngushte u ndje Ylli Rakipi perballe pastertise se Dash Shehit.

    Ylli Rakipi e ca te tjere, u ben milioniere prej Berishes, pastaj e kryen hipotekimin e pronave te marra si servile te politikes, ne Tirane e Durres me firmen e Ilir Metes (ish-kryeminister) dhe Edi Rames (ish kryetar bashkie)…

    Tani eshte shfaqur ekraneve si i majte i se djathtes se qendres se Pavarur!

  • Fevzo, Frangaj,Cili, Hoxha,Shkullaku,Cani Peka,etj mbetje te rrezikshme ne siperfaqe te tokes kane nje mundesi: te aplikojne per pastrim dhe gjelberim, qyteti vetem turni i 3 .

  • O njerez; nuk keni te drejte te shani me kete gjuhe. N.q.s. Fevzua ka lepir kepucet apo b…n e sales ju nuk keni te drejte ta akuzoni pse lepive te sales dhe nuk lepiu tuajen se ne fund te fundit ai eshte ne nje stacion PRIVAT dhe nuk jep llogari tek ju se çfar dhe ku lepin ai ne orar te punes. Un per vehte kur shoh Fevzon ne ekran ndroj menjehere kanalin ose kur e shoh ne rruge peshtyj ne drejtimte tij.

  • Pra Fevziu ka bërë tre pohime ,
    1- “…Berisha është politikani më i talentuar i këtyre 23 viteve,
    2- “miqësia e të dyve ka qenë një privilegj për Fevziun” dhe
    3- Sipas të dhënave të mija, [Baton Haxhiu] ka ndikuar në moderimin e përgjithshëm të Ramës”

    Gjatë gjithë këtyre viteve dhe në vazhdim, Fevziu, nuk ka lënë rast pa hedhur baltë mbi opozitën shqiptare dhe së fundmi duke ironizuar me cinizëm rrënqethës Votën e qytetarëve shqiptarë, sikur ne nuk e paskemi kuptuar Berishën dhe madhështinë e tij. Atëhere nga dy pohimet e tij të para, del se Fevziu është kundër ne qytetarëve (një milion) që kemi votuar kundër Berishës&Mafjes në Pushtet.
    Natyrisht, që Berisha në këto 23 vjet, ka qenë për fat të keq, politikani më kundër popullit të tij!!! Në se të bësh politikë kundër popullit tënd, qenka e barabartë me talent, athere edhe Fevziu është i barabartë me Berishën. Prandaj dhe e pohon këtë duke thënë se ishte privilegj për të njohja me Berishën! Ky është një pohim rrënqethës dhe makabër për një gazetar qoftë dhe stacioni TV privat. Nuk ka se si një popull i tërë të fajësohet, të ironizohet, të shahet nga tipa si ky fevzo, (që dhe emrin nuk e meriton me shkronjë të madhe).
    Vendi yt fevzo, nuk është pranë Z.Rama “të moderuar” siç e quan ti, por vendi yt është pranë politikanit tënd të talentuar që quhet Sali Berisha. Nëse je burrë, këndoi dhe thuri hymne e lavde deri në vdekje këtij privilegji dhe talenti, që paska shkuar dëm në Shqipëri!

    Sa për pohimin e tretë, na thua se ti nuk ke lëvizur fare nga istikami, por qenka z. Rama me ndihmën e Baton Haxhiut, që ka ardhur drejt teje, pra klanit?!!! Kjo vlen për tu parë. Dhe ne si qytetarë do presim e do shohim. Këtu jemi. Tashmë votën e kemi ne në dorë.
    Por si shumë qytetarë të tjerë të këtij vendi, edhe unë shpreh rezervat e mia në se do vërtetohet ky pohimi i tretë. Sepse që ta marrësh vesh ti fevzo, ne nuk të duam fare dhe të kemi varur edhe ty teneqenë ashtu si dhe qeverisë apo langojve të tjerë miq e shokë të tu nëpër kanale ,që ti i njeh më mirë se ne.
    Po të jetë për ne qytetarët, ju të gjithë gjoja gazetarë “të pavarur” DUHET TI SHKONI NGA PAS talentit tuaj politik, privilegjit tuaj, sali ram berisha. Ta ngushëlloni e ti thurni lavde atje ku shkojë! Bëjini shoqëri si “ELITA viktimë e popullit injorant-turmë e manipuluar”!
    Ju jeni ofendimi më i madh që mund ti bëhet këtij populli!
    Ju jeni ofendimi më i madh që mund ti bëhet qytetarisë së këtij vendi!
    Ju jeni ofendimi më i madh që mund ti bëhet profesionit dhe misionit të gazetarit profesionist!
    Ne si qytetarë, shpresojmë dhe kërkojmë nga alenca qeverisëse e zgjedhur me votën tonë, të mos bëjë asnjë kompromis me fytyra të tilla si kjo e jotja dhe e miqve të tu! Ne kërkojmë SHKËPUTJE të menjëhershme nga politika mafjoze e tipit berishian&kompani. Ne kërkojmë DREJTËSI dhe zbatim të ligjit për çdo shkelës!
    Ne kërkojmë një erë të re në politikën shqiptare, por pasi të jenë ndëshkuar nga ligji të gjithë të përfolurit. Përndryshe ndryshimi nuk mund të vijë vetë! Qeveria e aleancës, duhet me çdo kusht të respektojë votën popullore, e cila ishte mbi të gjitha VOTA MBI PANDËSHKUESHMËRINË LIGJORE!
    Pastaj do ti vijë rradha dhe historisë për të vlerësuar të gjithë “talentet” dhe “asetet” e politikës shqiptare.

    • …dhe eren e re ne politiken shqiptare Ti kerkon qe ta sjelle Rama me bashkeqeverisesin e Saliut per plote kater vjete…??????hahahaha….NEVER

  • Nje monster si Edi Rama e kryqezuar me nje antishqiptar te tipit
    Al Kapone (ne pjesen me te keqe te tij) Ilir Meta,pa dyshim qe duhet te kete opozite nje
    Monstruoz te eger si Sali Berisha,qe te mund te kufizoje shkaterimin perfundimtar te se “mjeres Shqiperi…).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *