Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka edhe ai në dorë një video, përmbajtja e të cilës diskrediton një kryebashkiak në Shqipëri.
I ftuar në TV Klan, teksa flisnin për videot e përmendura gjatë kësaj jave, dhe theksoi se po e analizon marterialin që ka në dorë.
Ishte moderatori B.Fevziu ai që e zbuloi këtë gjë, teksa lexoi një mesazh që i kishte ardhur në telefon.
“Më shkruan dikush, nuk më prezantohet por më thotë: thuaj Hoxhës të publikojë videon e kryebashkiakut. Ke video ti?”– tha moderatori.
“Në fakt po pres videon erotike që u premtua. Kam në dorë një material që po e studioj. Është video diskredituese për një kryebashkiak. Do e publikoj shumë shpejt,”- tha Hoxha, teksa pavarësisht ngacmimeve nuk dha detaje as për qytetin dhe as për emrin e personit në video.
d.a. / dita

Për mendimin tim është një përpjekje për të relativizuar në publik efektin e videos së paralajmëruar nga Meta.
Artani po përdoret nga Rilindja në këtë rast, një zyrtare e lartë e së cilës përflitet për videon e përfolur me një diplomat.
Sidoqoftë, lufta e shantazheve me video ka nisur.
Klasa jonë parapolitike nuk ndalet para asgjëje
PO MIRE,cte keqe ka ne videon qe ka meta apo Artani. ne televizione tere diten jane vajzat me shale jashte ,historite etyre teqejfit dhe asnje nuk tronditet. pse do tronditemi per mardhenien e ndergjegjeshme te dy personave te rritur qe per kete mardhenie mbajne bpergjegjesi vetem para femijeve dhe bashkeshorteve respektive .prandaj mos na cani koken me ,me histori te tilla.