FFK-ja merr në pyetje Lecin rreth trukimeve

redaktor

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë në pyetje Liridon Lecin, pas raportimit të mediave suedeze se futbollisti kosovar është i përfshirë në manipulime, derisa e kanë cituar lojtarin e Hajvalisë të ketë thënë se edhe Armand Duka ka qenë i përfshirë.

“Në këtë dëgjesë, futbollisti Liridon Leci para Komisionit Disiplinor deklaroi me përgjegjësi se në asnjë mënyrë e moment nuk ka përmendur figurën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, e as të zyrtareve të tjerë të FSHF-së, në lidhje me këto pretendime në media”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

“Leci deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me asnjë grup apo individ të përfshirë në trukimin e ndeshjeve në asnjë shtet e aq më pak, në Suedi e Shqipëri”, theksohet në njoftim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *