Fiat u ‘paketon’ makinat nëpunësve

anazapta

Kur janë kthyer në parkimin Mirafiori, pas një dite të gjatë pune, kanë gjetur automjetin e tyre të mbështjellë me një qese transparente dhe me një zemër të thyer ku shkruhej: “Tek të shoh me një tjetër më thyhet zemra. Por pavarësisht kësaj vazhdoj të mendoj për ty”. Ka qenë kjo skena e xhelozisë me të cilën janë përballur nëpunësit e “Fiat Group Automobiles”, që duke qenë të lirë në zgjedhje kanë prefereuar nëj automjet tjetër dhe jo të markës së kompanisë për të cilën punojnë. Krijuesit e shërbimit të markës më të rëndësishme italiane të automjeteve e kanë cilësuar si një “marketing parkingu” dhe kanë shpjeguar iniciativën si një “aksion ndaj nëpunësve që kanë automjete të markave konkurrente, një fushatë sensibilizimi pra që ata të zgjedhin në të ardhmen një automjet të markës Fiat.” Ndërkohë që dy aktorë i afrohen pronarëve të këtyre automjeteve duke i propozuar të blejnë një Fiat me  26 për qind ulje.

Share This Article
3 Comments
  • para disa vjetesh emisioni striscia la notizia ngacmonte qeveritaret italiane asnjeri nga ata nuk kishte makine italiane te gjithe me gjermane
    fjala ishte per makina shteterore se private nuk e gjykon dot

  • Parate e mia une do ti shpenzoj ku te dua dhe si te dua une. Neqoftese mua nuk me pelqen nje makine FIAT (ka shume arsye cilesie, perse nje FIAT nuk mund te krahasohet me makina Japoneze apo Gjermane), atehere do te blej nje makine te nje marke tjeter. FIAT nuk ju a fal parate punonjesve te tij, por i paguan per sherbimet dhe punen e tyre ne kete kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *