Receta më e mirë për të parandaluar kancerin e stomakut dhe zorrëve është një dietë e pasur me fibra. Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Journal of Nutrition” argumenton se regjimi ushqimor i pasur me fibra është një aleat i fortë në parandalimin e tumorit të zorrës së trashë. Sipas studiuesve të Michigan State University, ky potencial parandalues fshihet pikërisht në substancat që janë në përbërje të ushqimeve të pasura me fibra, të cilat janë të afta të ushqejnë bakteret “e mira” , që ndodhen në aparatin tretës dhe në mënyrë të veçantë në stomak dhe janë përgjegjëse për kufizimin e përhapjes së baktereve të “këqija”, të cilat dëmton organet dhe indet.
Në këtë mënyrë, ulet rreziku i inflamacioneve dhe reduktohet rreziku i shfaqjes së tumorit të zorrës së trashë në veçanti. Mes ushqimeve të pasura me fibra, të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në tavolinat tona është lakra e Brukselit, çikorja, brokoli dhe frutat si: luleshtrydhe, mjedër, dardhë si dhe fasulet e thjerrëzat. Fibrat rrisin edhe ndjesinë e ngopjes, duke I dhënë trupit pak kalori në të njëjtën kohë, çka i bën ato shumë të këshillueshme për personat që duan të mbajnë dietë.