Imazhet dhe të dhënat do të shpërndahen tani në mbarë botën, duke shfrytëzuar një version të ri. Jo më lidhje kabllore për fibrat optike, por “autostrada ajrore”. Lajmi është publikuar së fundmi në revistën “Optics”, botim i Universitetit të Maryland.
Sipas të dhënave, ekspertët kanë përdorur “valë të komanduar”, një strukturë lineare e aftë për të përbashkuar valët elektromagnetike, përgjatë një rruge të mirëpërcaktuar. Ky zbulim, pritet të sjellë revolucion në botën e telekomunikacionit, duke zgjidhur problemin e humbjes së intesitetit të sinjaleve në distanza të largëta, pasojë kjo e gazeve prezente në atmosferë.
“Autostrada ajrore” e propozuar nga ekspertët amerikanë arrin të transportojë dritën në distanza shumë më të mëdha se më parë, pa hasur asnjë pengesë. Ato luajnë rolin e një “muri ajri” me intensitet të ultët, që përfshihet në një nukël shumë më të dendur.
Testimet e para ndërkohë, kanë dhënë rezultate të shkëlqyera, duke bërë të mundur mbërritjen e sinjaleve të dritës 2 herë më shpejt sesa ajo e transmetuar më parë.
