“Fidanishtja”, dy në pranga dhe 67 kg kanabis e sekuestruar

anazapta

67 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar dhe 2 persona janë vënë në pranga në Korçë, gjatë një operacioni të policisë. Operacioni i koduar “Fidanishtja” është kryer mbrëmjen e së enjtes dhe ka çuar në pranga Tomorr Panxhin, 35 vjeç, banues në Elbasan, dhe Alket Agollin, 40 vjeç, banues në fshatin Orman-Korçë. Dy personat e mësipërm janë ndaluar në aksin rrugor Pogradec-Korçë , në afërsi të fshatit Vreshtas, kur po lëviznin me mjetin e tyre tip M-Benz me targa greke APM 9084. Sipas policisë, droga e fshehur në automjet kishte si destinacion Greqinë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *