Fidel Kastro fotografohet me patriakun rus

Dita

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro, është parë për herë të parë pas 5 muajve. 89-vjeçari është fotografuar duke takuar patriakun e Kishës Ortodokse ruse Kirril.

Mediet vendase shkruajnë se ai është takuar me udhëheqësin fetar në shtëpinë e tij në Havanë.

Sipas medieve shtetërore, ata kanë diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe mbijetesën e njerëzimit.

Në një shkrim për mediet, Kastro shprehet edhe për takimin e Papa Françeskut me patriakun e Kishës Ortodokse ruse. Ai shprehet se ky takim rrit shpresën e njerëzve në mbarë botën.

“Paqja është ëndrra e artë e njerëzimit në çdo moment të historisë”, është shprehur ish-presidenti i Kubës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *