Fidel Ylli: Gati të lë mandatin për ministër i Sporteve

redaktor

Deputeti i qarkut të Beratit, Fidel Ylli ka folur sot për mediat duke hedhur poshtë zërat se ai nuk do pranonte të linte mandatin për t’u bërë ministër. Ylli thotë se është i gatshëm ta lërë mandatin e deputetit sepse sipas tij, PS ka programin e duhur për të ndryshuar sportin. Kemi një program ambicioz i cili do të bëj ndryshime rrënjësore në sport duke filluar me bazën ligjore. Unë jam gati të lë mandatin e deputetit për ministër i Sporteve. Jam i angazhuar që do ti shpërbej edhe zonës time që më votoi por edhe partisë Socialiste”, u shpreh Ylli. Më tej Ylli ka thënë se një ministri më vete për sportin është luks i madh por është e domosdoshme.

Share This Article
5 Comments
  • Kam shume besim se mund ta ngresh sportin i cili eshte ne koma. Mundou te vendosesh drejtesine per klubet legjende “Partizani”, “Dinamo”. Ke shume pune. Nuk ka nje vend per te luajtur femijet. Mafja ndertuese nuk la asnje pellembe. Duhet patjeter te kthehen ne sport shkollat, ku eshte e ardhmje. Sheroje rinine aktuale nga: droga, duhani (tani vajzat, me shume se djemt kane filluar ta pine edhe rruges!), prostitucioni, grindjet, fjalori pis…
    E ke pare te shkruar tek muri i gjimnazit me aq tradite “Petro NIni Luarasi”: “SHKOLLA OSH QEF!”. Te pakten ta kishin shkruar tamam :Shkolla është qejf!”. Ky vend mund te behet nga idealiste dhe jo vetem politikanet. I kam degjuar idete e tua e me kane inkurajuar. Per 8 vjetet e kaluara ç do pallat u be me universitetin e tij, por siç e di injoranca eshte sheshit…

  • Bravo Champion.Kudo ku ke shkuar, Champion ke dale.Besim te patundur kane njerzit pasi eshte ne deren dhe gjakun e familjes Ylli.Ju ka ardhe nje mundesi e arte per ta ndryshuar dhe RILINDUR SHQIPERINE.Si dikur kur thoje se “Aty do te vinte,nuk kishte ku te Shkonte”.Pershendetje

  • prisni re komentusaaaaaaaaaaaaaaaaa ngaa e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere apo ….pacet fashizmit dhe vinceremos se iku koha e babaqemos …..E cprisni mor te uruar ,e ku behet shqiperia me shqiptare …..

  • Fidel, sic te njoh qe ne femijeri e si shok klase e si cun lagje ke qene gjithmone nje njeri me shume vullnet dhe gjithmone ke pasur qellime ne jete, te cilat i ke aritur gjithmone dhe per kete flas me siguri, sepse te njoh me shume se cdo njeri tjeter. Do ishtte dicka e mrekullueshme ne qofte se ti do behesh minister i sportit. Ti je nje njeri shum puntor dhe i ndershem dhe ne kete menyre arite te vish deri ne kete lartesi dhe besoj qe ju do beni shume ndryshime ne kete drejtim.

    Po te maresh thjesht per shembull qytetin e Tiranes, ku rinia nuk njeh gje tjeter per vecse klubet,kafete, diskotekat dhe sorollatjet neper rruge, e kur ne shkolle shkojne thjesht per qejf, se klasen e kane te sigurte qe e kalojne, dhe pasi mbarojne shkollen nuk kane asnje fare prespektive tjeter per te punuar apo dicka tjeter, dhe perfundojne ne shijimin e droges, alkoholit dhe krimit…. ku ne qytet ka vetem ambjente klubesh, kafenesh dhe ndertime pa sistem, ku mungojne parqet, qendrat sportive dhe regulli, kjo do te jete nje detyre shume e veshtire per ty Fidel, por ti je ai njeri qe mund ta besh kete….. Urime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *