Deputeti i PS-së, Fidel Ylli i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV “News 24”,, teksa ka mohuar se ka pasur ofertë për postin e ministrit, deklaroi se ministrja Lindita Nikolla i ka kërkuar ndihmë për zbatimin e programit për sportin. “Nuk kam pasur asnjë ofertë për të qenë ministër. Unë jam pjesë aktive e PS, isha i pari i qarkut të Beratit dhe jam munduar bashkë me aleatët tanë për të fituar bashkë me ta. Unë kam thënë se në rast se do më bëhet një ofertë e tillë, unë do lija ministrin dhe do zgjidhja deputetin pasi elektorati im ka nevojë për mua. Të jesh ministër dhe deputet është përgjegjësi e madhe. Në një darkë me miq u diskutua kjo temë dhe unë thashë se nëse me ofrohej unë do zgjidhja të isha deputet. Por, kjo nuk varet nga deputeti. Pasi nëse më pyet mua ku do ishte deputet, unë do zgjidhja Tiranën, më me pak kosto. Unë jam në Skrapar, pasi PS dhe Rama mendoi se të gjitha asetet e familjes dhe ekonomike ti vë aty ku kam emrin e familjes. Mua nuk më pyeti njeri ku do jesh deputet. Në rast se do ofrohej posti i ministrit unë do zgjidhja deputetin. Unë nuk dua ta paragjykoj as kryeministrin Rama dhe as ministrat që sa kanë vajtur në zyrë. Vetëm në këtë periudhë 1 mujore kam pasur 4-5 takime me ministren e Arsimit dhe stafin e saj dhe grupin e punës së programit të sportit, dhe na kërkoi ndihmën tonë për ta implementuar”, theksoi deputeti Ylli, i cili shprehu rezervat e tij në lidhje që sporti nuk duhet të ishte atashuar tek Ministria e Arsimit. Ylli tha se edhe ‘pse ai nuk është ministër nuk do të thotë se sporti nuk do ecë para’, pasi siç tha dhe ai sheh një angazhim të ministres Nikolla, por i ka bërë apel qeverisë që të ketë kujdes në emërimet që bën në mënyrë që të mos heqë një pjesë militantësh për t’i zëvendësuar me të tjerë.

Mire mor fidel mirë! Por atë skraparin tend e ke lënë në ditë të hallit? As rrugen kryesore nuk po e sponsorizojne ato paratë e tua dhe te familjes? Por skrapari do dhe shume rruge te tjera qe te mbetet aq i pazhvilluar ne cdo pikepamje megjithese eshte perle turizmi, frutikulture,blegtorie etj. Duku njehere andej nga skrapari? Mos e shiko nga dy kullat. Edhe sporti yt eshte ne koma atje!
Sos prapambetja!Mire mor fidel mirë! Por atë skraparin tend e ke lënë në ditë të hallit? As rrugen kryesore nuk po e sponsorizojne ato paratë e tua dhe te familjes? Por skrapari do dhe shume rruge te tjera qe te mbetet aq i pazhvilluar ne cdo pikepamje megjithese eshte perle turizmi, frutikulture,blegtorie etj. Duku njehere andej nga skrapari? Mos e shiko nga dy kullat. Edhe sporti yt eshte ne koma atje!