Fier, 2 të miturit në plaçkitjen e TEC-it për skrap

redaktor

Komisariati i Policisë Fier filloi procedimin penal në gjendje të lirë për K. H., 16 vjeç, banues në Cakran dhe D. K., po 16 vjeç, banues në Drizë. Rojet private i kapën të miturit duke tentuar të vjedhin hekur për skrap në vëndin e quajtur ndërmarrja e TEC-it. Policia bëri me dije se denoncimi u bë nga vetë rojet private të “Jori Securytti”, ndërsa po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë krim. Dosja i kaloi Prokurorisë së Vlorës, Seksionit të të miturve, për akuzën e “vjedhjes së mbetur në tentativë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *