Dy plagosje me armë të ftohta dhe dy të kërcënuar me jetë janë ngjarjet e ndodhura brenda një dite në Lushnjë dhe Fier. Besnik Shefa, 23 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua pasi akuzohet se te “Tregu i Fruta Perimeve”, ka goditur me thikë Xh. Xh., 20 vjeç, që ndodhet në spital pa rrezik jete. Kurse Vilson Shaho, 54 vjeç, banues në Fier, ka plagosur në lagjen “Kastriot” me thikë Z. M., 27 vjeç. Për P. Xh., 52 vjeç dhe M. Sh., 25 vjeç, nisi hetimi në gjendje të lirë për kanosje e vetëgjyqësi.
