Seksioni Kundër Krimeve të Rënda filloi procedimi penal dhe bëri shpalljen në kërkim për Jurgen Gega, 19 vjeç, banues në Dërmenas. Dy ditë më parë, në vendin e quajtur lagja “Kastriot”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta Ardjan A., 40 vjeç, banues në fshatin Pojan, që mbeti i plagosur rëndë, por pa rrezik jete. Kurse në Lushnjë, nisi procedimi në gjendje të lirë për E. K., 26 vjeç, banuese në fshatin Shënepremte, pasi për motive të dobëta, është konfrontuar fizikisht me F. K., banues në fshatin Xeng, duke e lënduar.
