Fier, 21-vjeçari kapet me hashash në ambientet e shkollës

anazapta

Një 21-vjeçar u arrestua nga policia vendore dy ditë më parë, pasi është kapur me një dozë hashashi në ambientet e shkollës “Perikli Ikonomi”, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit. I ndaluari është Elidjon Toska, banues në Hoxharë e Vjetër. Nga kontrolli që ushtroi policia pas informacioneve në rrugë operative, të dyshuarit iu gjet një qese farmaceutike, me 3,7 gramë hashash. Policia tha se i dyshuari nuk ishte nxënës, por përdorte ambientet për të shitur apo konsumuar drogë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *