Fier, 55-vjeçari goditet me thikë pranë vendit të punës

Dita

Një 55-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e së mërkurës në qytetin e Fierit.

Viktima është Petraq Gjika.

Raportohet se ai është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar pranë vendit të tij të punës, që quhet “Grecalli”.

Gjika ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, në bark dhe në fyt.

Pas marrjes së këtyre plagëve, 55-vjeçari është shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit të Fierit.

Sa i takon autorit, ai rezulton të ketë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *