Pranë fshatit Vajkan të Fierit, në aksin Lushnje – Fier, ka ndodhur një aksident mëngjesin e sotëm, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 50-vjeçar. Ai quhet Andon Sterjo dhe ndodhej në makinën “Audi” me targa 2581 D.
Sterjo udhëtonte me familjen e tij dhe ishte duke u kthyer nga një dasëm, kur befas makina ka bërë një parakalim të gabuar dhe ka dalë nga rruga pas përplasjes me një makinë tjetër.
Familjarët e tij kanë pësuar lëndime të lehta, por e kundërta ka ndodhur me 50-vjeçarin.
Policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes për tërheqjen e trupit të viktimës dhe ndihmuar të plagosurit e tjerë. Njëkohësisht jan
