Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “Shkumbini”. Në pranga përfundoi shtetasi Avdullah Muça, 25-vjeç, banues në fshatin Çermë-Proshkë.
Ky shtetas u arrestua pasi në banesën e tij u gjetën 5 kg kanabis sativa, një armë automatike, një tip Shutgan e markës angleze, një teke e markës italiane dhe një armë e ftohtë thikë, si dhe fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”,”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /Dita/
