Fier, arrestohet pas 7 vitesh i dënuari me 5 vite burg

Saimir Lleshi

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga përfundoi Ilir Dine, banues në lagjen “Kastrioti” të qytetit.

Gjykata e Fierit e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Vendimi është marrë që në vitin 2009, ndërsa ngjarja për të cilën është shpallur fajtor ka ndodhur më 16 qershor të vitit 2008, ku nga kontrolli i ushtruar nga policia i është gjetur në banesë drogë e llojit kanabis. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *