Fier, “Belina” kap autobotin me solar të vjedhur në puset e naftës

anazapta

Policia vendore realizoi një operacion të koduar “Belina” për goditjen e vjedhjes dhe kontrabandës së naftës solar. Në pranga ra si i dyshuar Agim Vrenozi, 52 vjeç, banues në Fermë-Çlirim dhe u bë shpallja në kërkim e Sh. Kasaj, 62 vjeç, banues në Fier. Në lagjen “Afrim i Ri”, Patrulla i ka kërkuar autobotit tip “Fiat Iveco”, me targë FR7078B të ndalonte, duke u vënë në ndjekje të tij. Mjeti nuk ka ndaluar e më pas të dyshuarit e kanë braktisur dhe janë larguar. Në autobot kishte lëndë djegëse solar, e vjedhur në puset e naftës.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *