Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar filloi procedimin penal dhe bëri shpalljen në kërkim të të dyshuarit A. B., banues në Tiranë, për veprën penale “falsifikim i kartmonedhave”. Denoncimi u depozitua nga punonjësi i një pike karburanti në Zhamë, E. B., se rreth orës 01:00, i dyshuari ka marrë karburant në distributor dhe i ka dhënë 100 euro që rezultuan të falsifikuara. Policia nisi hetimet, identifikoi autorin dhe e shpalli në kërkim, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
