Dy burra u morën nën akuzë për dhunë në familje dhe vjedhje nga policia vendore. A. J., 48 vjeç, akuzohet se dy ditë më parë, në lagjen “1 Maji”, pas një konflikti i ka marrë Y. R., 37 vjeç, banues në Durrës, mjetin kamion tip “Benz”, me targë DR1445C, në pronësi të një firme ku është punonjës (drejtues mjeti). Po kështu po hetohet në gjendje të lirë edhe V. D., 55 vjeç, banues në Peshtan, i cili pas një konflikti për motive xhelozie me bashkëshorten e tij L. D., në gjendje të dehur ka thyer dritaret e një objekti dy katësh në pronësi të tij, ku në katin e parë është lokal
