Fier, denoncohet përsëri për gjobat, kompania e parkimit privat

anazapta

Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Fierit njoftoi dje se filloi procedimin penal në gjendje të lirë për F. Kajollin, 22 vjeç, president i një kompanie të parkimit privat dhe ndaj punonjësve F. K., T. Ll., dhe A. B., banues në Fier. Denoncimi ndaj tyre u depozitua nga qytetari me inicialet T. G., 50 vjeç, që i akuzon për shpërdorim detyre, sepse i kanë vendosur gjobë dhe bllokuar mjetin e tij tip “Fiat Punto”, në parkimin privat në lagjen Mbrostar. Edhe më parë kjo kompani është proceduar, kurse prokuroria e ka dërguar një dosje për gjykim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *