Policia vendore mori nën akuzë katër persona të dyshuar për krime të ndryshme. F. B., 45 vjeç, banues në Kallm i Madh, u procedua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij M. B., 41 vjeçe dhe fëmijëve të saj të mitur. Kurse E. L., denoncoi se në Patos i kanë plaçkitur dyqanin persona të paidentifikuar, duke i shkaktuar dëm ekonomik. Nën akuzë u mor edhe K. B., 57 vjeç, nga Lushnja, pasi ka kanosur me fjalë B. Q., 25 vjeç pas një sherri dhe F. Q., 50 vjeç që ka kërcënuar në telefon ish-bashkëshorten.
