Drejtuesit e PS-së së Fierit janë të shqetësuar për përdorimin e shtresës së varfër në këtë rreth nga maxhoranca, e cila synon të përfitojë votat e tyre. gjatë nja vizite që zëvendësambasadori amerikan, Henry Jardine, ka bërë dje në Fier, kreu i PS-së në këtë rreth, Xhevit Bushi, e ka informuar atë në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet.
“Kemi mjaft raste shokuese, ku banorët po përdoren keq në këtë drejtim. Ata janë transportuar me autobusë drejt Tiranës dhe janë regjistruar atje. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. I manipulojnë këta njerëz të varfër, duke u marrë votën në këmbim të premtimeve për shpërblime me të mira materiale”, citohet kryetari Bushi sot në gazetën Shqip.
Po sipas gazetës, Jardine ka kërkuar të dijë me hollësi mbi fazën e parë të procesit zgjedhor, atë të hartimit të listave paraprake. Gjithashtu numri dy i përfaqësisë amerikanë në Tiranë ka kërkuar informacione rreth marrëdhënieve në vazhdimësi të qeverisë shqiptare dhe bashkisë Fier, e në veçanti mbi grantin e akorduar nga ekzekutivi dhe transparencën e granteve konkurruese. Ai gjithashtu ka kërkuar të dijë nëse janë konstatuar manipulime në listat e zgjedhësve dhe nëse ka pasur parregullsi që mund të dëmtojnë procesin e 23 qershorit.
Dy krerët lokalë të PS-së, Xhevit Bushi dhe Andjus Olldashi, janë shprehur gjithashtu se ndaj administratës shtetërore të qytetit kanë nisur presionet për votat.
“Sot po u kërkohet të gjithë mësuesve dhe mjekëve, të gjithë punonjësve të “Albpetrolit”, të gjithë atyre që punojnë nëpër institucione që të hartojnë lista me emra të familjarëve dhe miqve të tyre e të përmbushin detyrimet me një numër të caktuar votash. Secilit i kërkojnë të sigurojë mbi 40 vota, në të kundërt fati i tij do të ndryshojë, duke mos qenë më pjesë e organikës së institucionit ku punon, por në rrugë si papunë”,thanë ata.

Shkoni o qurrashet e PS-se e dorezojeni me deshire detyrimin tuaj ne zyrtare te ambasades amerikane,se jeni impotente me damke.
Cfare vote kerkoni atehere kur shpetimin e lypni turperisht ne faktore jo ligjore e jo shteterore te Shqiperise.Edhe prostitutat jane me me dinjitet perballe jush, qaramane e frikamane te urryer.