Vazhdon përplasja PD-PS në qarkun e Fierit. Mbledhja e sotme e Këshillit të Qarkut është zhvilluar në dy salla të ndryshme, me dy kryetarë. Të dy pretendentët për kryetarë të këtij këshilli, Vangjel Ndreko i PS-së dhe Artur Shehu i PD-së, mblodhën këshillin. Mbledhja e ta majtëve u zhvillua në bashki, ndërsa ajo e të djathtëve në një sallë konferencash, ku mori pjesë edhe prefekti Robert Bitri.
Në përfundim të mbledhjes, Vangjel Ndreko tha për mediat se qarku është në një ngërç institucional. Ndreko i bëri apel kryeministrit t’i hapë rrugë veprimtarive normale të qarkut. “Prej një viti, ky qark është uzurpuar nga Berisha. I bëj thirrje kryeministrit të çlirojë qarkun e Fierit. Të djathtët nuk kanë kuorumin e nevojshëm. Institucioni ndodhet në ngërç”, tha Ndreko.
Qarku i fierit është kthyer në mollë sherri mes PS dhe PS prej një viti e gjysmë. Ngërçi krijuar, i cili ka bllokuar aktivitetin administrativ të njësive vendore të këtij qarku e ka zanafillën në zgjedhjet e 8 majit 2011.
Në zgjedhjet vendore fillimisht u zgjodh kandidati i PS-së, Vangjel Ndreko, por të djathtët më 19 shtator 2011 e rrëzuan, duke shpallur si kryetar kandidatin e vet, Artur Shehu.