Policia vendore ndaloi dje të kërkuarin me vendim gjykate për akuzën e vjedhjes, Elton Plaka, 31 vjeç, banues në Vidhishtë. Gjykata e Shkallës së Parë, Seksioni për të Mitur Vlorë, më 4 korrik 2013 ka caktuar masën “arrest me burg”, pasi në bashkëpunim me një grup të miturish që i organizonte vetë, bastisnin naftën në Sheqishtë. Kurse N. K., 61 vjeç hetohet në gjendje të lirë për plagosje të lehtë në Cakran të M. K. Policia e Lushnjës procedoi E. C., A. A., dhe E. A., nga Divjaka, po për plagosje.
