Policia e Fierit goditi një grup hajdutësh të motoçikletave që më pas çmontoheshin apo shiteshin fshehurazi tek persona të tjerë. Operacioni është koduar “Era” dhe në pranga ranë Arjan Balla, 24 vjeç, banues në Kallm i Vogël, Arti Baka, 40 vjeç, nga Levani dhe Viktor Buzi, 23 vjeç, banues në Kallm. Ngjarja ka ndodhur më 26 mars, kur kanë vjedhur motoçikletën me targa AA770, në pronësi të R. M., në Frakull. Nën hetim edhe Emanuel Avdulaj, 20 vjeç, nga Patosi për vjedhje me anë të mashtrimit të një veture “Benz” pa targa, të S. S.
