Familja e të riut Kristian Çullai, i cili u gjet i mbytur në Igumenicë në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, kërkojnë kthimin e turpit të djalit të tyre. Halla e Kristianit, Monda Çuko, u bëri dje apel autoriteteve që të kthejnë në Fier trupin e djalit, i cili qëndron prej tre ditësh në morgun e Janinës. Çuko thotë se familjes i janë kërkuar 1000 euro për të rikthyer trupin e djalit, por ata nuk mund ta përballojnë këtë pagesë, pasi jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Bashkë me të ka qenë edhe Eri Pehlivani, të cilin familjarët e deklaruan të humbur.
