Një 66-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal mëngjesin e sotme, në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqishtë. Mësohet se viktima është Andrea Grendi.
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 66-vjeçarit Grendi. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
