Një 65-vjeçar është gjetur gjatë ditës së djeshme i vdekur mbi shinat e trenit të linjës Fier-Ballsh në fshatin Mbyet të Fierit.
Policia ka deklaruar se viktima është shtetasi me inicialet A.M, 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të policisë, vdekja rezulton se ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kanë kaluar për vlerësim Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
s.a/dita
