Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në lagjen “11 Janari”, Fier.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 04:25 minuta të së shtunës, një person i maskuar është futur në kazino. Nën kërcënimin e armës ai ka marrë rreth 80 mijë lekë të reja.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit.

Kazinoja grabit njerezit 24 ore mbi 24. Ky tipi ka bere vetem nje gabim: ka marre shume pak para.