Fier, grabitja e kasafortës së komunës, kapet adoleshenti

anazapta

Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë liria e të dyshuarit për grabitjen e kasafortës së komunës Kuman në Fier, nga ku u konstatua vjedhja e 70 mijë lekëve. Burime zyrtare të policisë thanë se ndaluan si të dyshuar Nermin Metaj, 18 vjeç, banues në këtë fshat, për të cilin flasin provat paraprake të mbledhura. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij u gjetën një armë zjarri automatik tip “Kallashnikov” dhe dy krehra të mbushur me 30 fishekë, që u morën si prova materiale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *