Fier, grabitje dhe kanosje për borxhin, 2 në pranga

redaktor

Policia vendore ndaloi të kërkuarin Auron Hysaj, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin e datës 26 nëntor 2013, ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” në mungesë, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, ngjarje e kryer vitin e kaluar. Gjithashtu është bërë edhe arrestimi i të miturit të kërkuar D. Xh., 17 vjeç, banues në Patos, pasi në lagjen “Naftëtari”, gjatë një konflikti për një borxh prej 5 mijë lekësh që i kishte 52-vjeçarit Albert Z., e ka kanosur këtë të fundit duke qëlluar me armë zjarri automatike në ajër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *