Një i mitur po hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa akuzohet se ka tentuar të grabiste me anë të një kaçavide një adoleshente në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në bulevardin “Jakov Xoxa” të qytetit të Fierit. Policia nisi hetimet për A. H., 14 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i cili u denoncua nga A. Hoxha, 18 vjeçe, e cila dëshmoi se ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën, duke e kërcënuar dhe goditur me një kaçavidë. Dosja hetimore i kaloi Prokurorisë Vlorë, Seksioni i të Miturve, për “vjedhje me dhunë”.
