Ka vjedhur vetë pulat nga koteci, por e denoncon në polici si krim të kryer nga persona të panjohur. Komisariati i Lushnjës bëri ndalimin e Agron Dervishaj, 29 vjeç, banues në Golem, për “kallëzim të rremë”. Dervishaj ka pretenduar se i janë vjedhur bagëti e shpendë, por nga hetimi rezultoi se mungonin vetëm disa shpendë që i kishte vjedhur vetë. Kurse Vasil Hysenaj, 20 vjeç akuzohet për vjedhjen e një televizori dhe Shkëlqim Shehaj, 43 vjeç, për vjedhjen e tubave të naftës në Ballsh.
