Fier, kapen 340 kg hashash

anazapta

340 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar sot nga policia e Fierit në vendin e quajtur Liqeni i Levanit. Lënda e llojit kanabis sativa u kap një mjet tip fuoristradë  “Mitsubishi” me targa IBY5169. Automjeti i dyshuar ka qenë duke lëvizur nga Fieri drejt Vlorës, por pasi policia është vënë në ndjekje të tij, drejtuesi e ka lënë atë në anë të rrugës dhe është larguar. Sipas policisë së Fierit, brenda automjetit u gjetën 340 kilogramë lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 344 pako dhe e mbështjellë me natriban. Policia tha se ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *