Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestoi në flagrancë Gazmir Rrajën, 24 vjeç, banues në fshatin Nikaj të Krujës, pasi në aksin rrugor Vlorë-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin e tij autoveturë tip “Renault”, me targë AA0041CP, ku nga kontrolli i ushtruar në bagazhet dhe sediljet e pasme të mjetit janë gjetur 13 pako me pesha të ndryshme, me një peshë 102 kg drogë gjithsej, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin me të cilin transportohej
