Fier/ Këmbësori përplaset për vdekje, shoferi lë makinën dhe ikën

Dita

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit, pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.10, në fshatin Portëz.

55- vjeçari me inicialet Y.A mësohet se është përplasur nga një mjet tip Opel, në emër të shtetasit 54-vjeçar V.P.

Policia njoftoi se drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *