Fier, konfliktohen 2 punonjëset e Drejtorisë së Bujqësisë

anazapta

Dy punonjëse të Drejtorisë së Bujqësisë Fier janë konfliktuar dy ditë më parë me njëra-tjetrën për motive banale. Komisariati njoftoi se ka marrë denoncim nga një prej tyre për shkatërrim dhe fyerje dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj V. Petanit, 53 vjeçe, banuese në  Fier. Sipas kallëzimit të kryer rezulton se në ambientet e punës e dyshuara ka fyer, sharë, ofenduar, duke i thyer xhamin e derës së zyrës, punonjëses E. Kazheli, 56 vjeçe, banuese në lagjen “Kastriot”. Për ngjarjen do të hetojë më tej prokuroria vendore.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *